Kupa terapia (cupping) është një praktikë e lashtë e mjekësisë tradicionale kineze që përdor kupa të veçanta për të krijuar vakum në sipërfaqen e lëkurës. Ky vakum tërheq indet e buta dhe stimulon qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar në çlirimin e tensionit, largimin e toksinave dhe reduktimin e inflamacionit.
Kupat vendosen zakonisht në shpinë, shpatulla, këmbë ose zona të tjera me tension muskulor. Efekti është i ngjashëm me një masazh të thellë por përmes tërheqjes, duke sjellë një ndjesi çlirimi dhe relaksi të menjëhershëm. Pas seancës, mund të shfaqen shenja rrethore që tregojnë qarkullimin e aktivizuar dhe zakonisht zhduken brenda disa ditësh.
Vakuumi rrit rrjedhjen e gjakut në zonat e trajtuara, duke përmirësuar oksigjenimin dhe ushqimin e indeve.
Ndihmon në lehtësimin e inflamacioneve kronike dhe dhimbjeve muskulore.
Çliron ngurtësinë dhe tensionin e thellë muskulor, duke sjellë relaksim të menjëhershëm.
Shtriheni rehat dhe terapisti vendos kupat në zonat e dëshiruara.
Përmes një pompë ose zjarri, krijohet vakum brenda kupave, duke tërhequr lëkurën.
Kupat mbahen për 5-15 minuta, ndërsa ju ndjeni një tërheqje të butë.
Kupat hiqen dhe rekomandohet pirja e ujit dhe pushimi për të përforcuar efektet.
Provo fuqinë e kupave shëruese!
Rezervoni një seancë cupping therapy dhe ndjeni çlirimin e tensionit.